Katër shtetas të Maqedonisë (nëna me tre fëmijë), dje janë evakuuar nga Izraeli me fluturim nga Tel Avivi deri në Athinë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).

Deri më sot, numri i përgjithshëm i shtetasve të evakuuar të Maqedonisë është 12 persona – tetë nëpërmjet Egjiptit me aeroplan qeveritar dhe katër nëpërmjet Athinës. Pjesa më e madhe e njerëzve të evakuuar janë fëmijë – shtatë nga gjithsej 12 persona.

Në bazë të informacioneve nga përfaqësia diplomatike konsullore në Tel Aviv, dhe duke pasur parasysh armëpushimin në fuqi prej 24 qershorit dhe stabilizimin e gjendjes së sigurisë, shtetasit të cilët fillimisht ishin përgatitur për evakuim urgjent për momentin e shtyjnë largimin e tyre. Kufizimet në lidhje me konfliktin me Iranin janë hequr, ndërsa shkollat, institucionet dhe shitoret funksionojnë përsëri.

Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Tel Aviv, mbetet në komunikim të rregullt me të gjithë qytetarët të cilët shprehën interesim që të largohen nga Izraeli, nëse përsëri paraqitet nevoja, dhe do të vazhdojë me kohë ta informojë publikun.

Edhe më tuje mbetet në fuqi rekomandimi që të shmangen udhëtime në vendet e Lindjes së Mesme, bënë të ditur nga MPJTJ.