Sot shënohet dita e iluministëve mbarësllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, të cilët janë themelues të shkrim-leximit dhe letërsisë sllave dhe janë përgjegjës për zhvillimin kulturor të të gjithë popujve sllavë. Për shkak të meritave të tyre për krishterimin, Kisha e Shenjtë i shpalli ata të barabartë me apostujt.
Delegacioni shtetëror- kishtar i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova qëndron në Romë dhe Vatikan për të nderuar varrin e Shën Kirilit, në kuadër të manifestimit “Dita e Shenjtorëve Kirili dhe Metodi”.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Ohër do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së iluministëve mbarësllav. Mickoski do të mbajë fjalim në akademinë solemne “Dritë ndër shekuj dhe për të ardhmen” e cila do të mbahet në kishën Shën Sofia.
Dita e iluministëve mbarësllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, festohet në Ohër me një sërë manifestimesh dhe ngjarjesh. Festimet nisën dje me një forum shkencor, vazhdojnë sot me Festivalin ndërkombëtar të korit në skenën e Teatrit Antik, ceremoninë e vendosjes së luleve përpara monumentit në Parkun e Qytetit dhe një festival të poezisë për fëmijë dhe do të përmbyllet në mbrëmje në kishën “Shën Sofia” me koncertin “Artistët për nder të shenjtorëve Kiril dhe Metodi”.
Në përputhje me Ligjin për festat në vend, 24 maji dita e iluministëve mbarësllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët.
Comments are closed for this post.