Drejtori i Infrastrukturës në Hekurudhën e Maqedonisë, Sinisha Ivanovski sot mbajti konferencë për media me temë: “Projektet që dalin nga marrëveshjet me Mbretërinë e Bashkuar”.

Krahas bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, thellimit të lidhjeve tregtare dhe investive, bashkëpunimit në arsim dhe shëndetësi, theks serioz është vënë edhe në investimet në infrastrukturë, duke vënë theksin në investimet në infrastrukturën hekurudhore. Është fakt se hekurudha është mjeti më ekologjik, më i shpejtë dhe më i sigurt i transportit tokësor, por nga ana tjetër, fakt është se hekurudha jonë në vitet e fundit, madje edhe dekada, është krejtësisht e margjinalizuar dhe se gjendja e saj aktuale është kritike dhe larg nga gjendja e dëshiruar – tha Ivanovski.

Ai theksoi se një vit më parë, qarkullimi i mallrave në Maqedoni pothuajse ishte ndalur.

Kapaciteti i udhëtimit është shkatërruar, lidhjet ndërkombëtare janë hequr plotësisht, dhe një pjesë e mirë e qyteteve në Maqedoni kanë mbetur pothuajse pa lidhje hekurudhore. Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Duke filluar menjëherë, tha ai.

Në kuadër të investimeve në infrastrukturë është përfshirë linja hekurudhore përgjatë Korridorit 10, nga kufiri me Serbinë deri në kufirin me Greqinë. Korridori hekurudhor fillon në Austri, përmes Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë dhe përfundon në Greqi – tha ai.