Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip në kuadër të së cilës do të kryejë mbikqyrje në aktivitetet e ndërtimit të disa projekteve infrastrukturore, ndërsa do ta vizitojë edhe Universitetin “Goce Dellçev”.
Mickoski do të kryejë mbikqyrje në ndërtimin e rrugës magjistrale urbane në trasenë nga lagjja “Zhelezniçka” deri në vendin e quajtur “Ribnik” Vlera e projektit është 141.000.000 me TVSH. Fondet prej 120.000.000 milionë euro janë siguruar nga Qeveria përmes thirrjes së parë drejtuar komunave për të siguruar fonde për projekte infrastrukturore, ndërsa 21.000.000 milionë euro të tjera janë nga Komuna e Shtipit.
Në projekt po punohet prej dy muajsh dhe pritet të përfundojë në shtator. Më pas, Mickoski do të kryejë mbiqyrje në punimet në bulevardin “Partizanska”, për të cilat janë siguruar mjete nga Buxheti i Komunës së Shtipit në vlerë prej 130.000.000 milionë denarësh. Në kuadër të vizitës, ai do ta vizitojë Universitetin “Goce Dellçev”, ku do të hapet zyrtarisht laboratori “Markerspace” për inovacion, bashkësi akademike, startap dhe përfaqësues të ekonomisë.
Sipas agjendës, kryeministri Mickosi, do ta vizitojë edhe Komunën e Karbincit, ku do të kryejë mbikqyrje në aktivitetet e ndërtimit për asfaltimin e rrugës shërbyese 5 në fshatin Tarinci, nga kredia hungareze në shumën prej 9.2 milionë denarë, dhe pjesa tjetër është bashkëfinancim nga komuna.
Comments are closed for this post.