Me arritjen e udhëtarëve nga Stambolli sot në Aeroportin “Sh. Apostoll Pavle” në Ohër, do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër.

Bëhet fjalë për fluturimin e parë në linjën direkte të linjës ajrore “Turkish Airlines” që nga sot do të nis fluturimin nga Stambolli drejt aeroportit “Sh. Apostull Pavle” të Ohërit.

Sipas paralajmërimeve të mëparshme, fluturimet në linjën Stamboll – Ohër do të realizohen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën dhe do të përdoren aeroplanët Erbas A321, Boing 737-800 dhe Boing 737-900 nga flota e saj.