Hapësira nën lavamanin e kuzhinës ose të banjës suaj, mund të duket si një vend i mirë për të ruajtur disa sende. Por jo gjithçka mund të ruhetnë mënyrë të sigurt në këto vende. Kushtet e errëta dhe shpesh me lagështirë mund të krijojnë një terren të keq për mykun dhe bakteret, të cilët nga ana tjetër mund të shkatërrojnë disa materiale.

Ja cilat janë artikujt që nuk duhet t’i ruani poshtë lavamanit.

1.   Pajisjet e vogla të kuzhinës

Tenxheret e ndryshme, tenxherja me presion dhe blenderi janë më mirë diku tjetër. Ato mund të dëmtohen nga çdo rrjedhje që vjen nga lavamani. Më mirë është t’i vendosni në një dollap në një kosh plastik. Nëse nuk keni hapësirë në dollap, garazhi ose rafti i bodrumit gjithashtu janë perfekte për t’i ruajtur.

2.   Produktet e letrës

Mund të duket sikur hapësira nën lavamanin tuaj të kuzhinës do të ishte një vend i mrekullueshëm për të mbajtur facoleta letre, qese letre ose peceta, por ashtu si sendet elektronike, ato janë në rrezik të shkatërrohen nga lagështia (mendoni tubat që rrjedhin).

3.   Detergjenti i lavastoviljes

Ruajtja e detergjentëve të lavastoviljes nën lavaman, është një zgjedhje e natyrshme dhe e bëjmë të gjithë me lehtësi, por ky vend nuk është shumë i sigurt, veçanërisht nëse keni kafshë shtëpiake ose fëmijë. Vendi më i mirë për to është në dhomën e lavanderisë në një raft që është i lartë. Ato kanë një pamje zakonisht si prej ëmbëlsire dhe do t’i tërhiqnin fëmijët.

4.   Produktet e pastrimit

Një tjetër artikull që nuk duhet vendosur nën lavaman në familjet me fëmijë. Ato duhen mbajtur shumë lart ku fëmijët të mos i arrijnë. Edhe nëse janë me përbërës natyralë mund të shkaktojnë dëm tek fëmijët e vegjël dhe kafshët shtëpiake.

5. Qepë ose patate

Ju mund të jeni rritur në një familje ku ruajtja e qepëve dhe patateve nën lavaman ishte e zakonshme, por hapësira nën lavamanin e kuzhinës nuk është vend për artikuj ushqimorë. Në vend të kësaj, këto produkte që prishen duhet të mbahen diku në një vend të thatë, të errët dhe të freskët.

6. Pecetat dhe peshqirët.

Aksesorët shtesë të banjës si peshqirët dhe pecetat e tjera janë të ndjeshme ndaj mykut dhe kur ruhen nën lavamanin tuaj – një zonë e errët dhe e mbyllur – mund të ketë rritje të baktereve.  Nëse keni mjaftueshëm hapësirë,  palosura mirë në një dollap prej liri.

7.Produktet e makeup-it

Ruajtja e produkteve kozmetike nën lavaman nuk është e pasigurt por nuk është vendi më i mirë për ruajtjen e tyre. Një vend i thatë dhe i freskët (larg nga lagështia dhe nxehtësia) është më i mirë. Ajo që mund të vendosni nën lavamanin e banjës, megjithatë, janë furnizimet tuaja për flokët.