Në ditën e dytë të orës policore në vend janë regjistruar 22 persona të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes. Prej tyre 11 janë në territorin e SPB-Shkup. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 525 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.