Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (16.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e inensifikuara në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 gjoba, nga të cilat 17 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
“Pesë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit”.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.
Comments are closed for this post.