Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe edhe sot nuk deshi të komentoj asgjë lidhur me zjarrin që shkrumboi spitalin modular të Tetovës dhe për pasoj mbetën të vdekur 14 pacientë. Ndërkohë sa i përket dorëheqjes tha se askush nuk është i pazëvendësueshëm.

“Asnjëri nga ne nuk është i pazëvendësueshëm, nuk do të komentoj, do të përmbahem nga çdo koment pasi që akoma në rrjedhë është hetimi”, tha Filipçe.