Zjarr në hapësirat e bodrumit në njërën nga ndërtesat e njohura si kompleksi i banesave në rrugën “Borçe Koçoski” në Tetovë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30, ndërsa për fat të mirë nuk ka viktima.

Sipas informacioneve fillestare nga zjarrfikësi i Tetovës, shumë banorë dhe një zjarrfikës kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të tymit. Zjarri nuk ka përfshirë asnjë banesë.

“Zjarri ka ndodhur në tabelën e njësorëve në hapësirat e bodrumit. Ne menjëherë filluam të intervenojmë me aparatet kundër zjarrit. Për këtë shkak u paraqit tymi i cili u përhap nëpër korridore të të gjithë ndërtesën dhe prandaj vendosëm t’i evakuojmë të gjithë banorët. Në këtë rast, hasëm edhe tre persona të palëvizshëm, por të gjithë i nxorëm jashtë. Disa prej tyre për shkak të tymit kërkuan dhe morën ndihmë nga personeli mjekësor të cilët erdhën me automjete ambulantore. Ndihmë të madhe në evakuim patëm nga policë”, deklaroi Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Një problem i madh për zjarrfikësit ka qenë të vijnë me kamionët deri te ndërtesa për shkak hapësirës së ngushtë dhe automjeteve të parkuara.