Problemi afatgjatë në Çashkë do të ketë zgjidhje afatgjate nga qeveria. Kështu njoftoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në profilin e tij Facebook duke bërë publik zgjidhjen e problemin në Çashkë
Sot në seancë qeveritare, u dha pëlqim për themelimin e një subjekti të ri shkollor për nxënësit në Çashkë që të mësojnë në gjuhën amtare lajmin e bëri të ditur Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në rrjetin social facebook një që të tillë e bënë publike edhe nga qeveria.
“Në ndërkohë mësimi në gjuhën shqipe në SHFK “Todor Janev” vazhdon deri në hapjen e shkollës së re, kurse edhe mësimi në gjuhën maqedonase duhet të vazhdojë me qëllim që nxënësit mos të humbin as edhe një ditë më shumë nga mësimi”, tha Jeton Shaqiri.
Nga qeveria njoftuan që ky vendim është marrë me pjesëmarrjen e deputetëve të të gjitha partive politike dhe grupeve të tjera të interesit.
“Zgjidhja e këtij problem të madh, që në formë të marrëveshjes është nënshkruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komunës së Çashkës dhe drejtorit të shkollës, parashikon rikthimin e kompetencave të kryetarit të komunës në menaxhimin e shkollës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe ndërtimin e objektit të ri shkollor, si zgjidhje e përhershme e sfidës që vuri në pikëpyetje arsimimin e nxënësve të kësaj komune në gjuhën amtare”, njoftoi Qeveria.
Qeveria premtoi që shkolla e re duhet të ndërtohet deri ne fund të vitit aktual kalendarik.
Comments are closed for this post.