Ish ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, njëherë edhe afarist i suksesshëm në disa sfera ndër vite, është i pari që ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Çairit, vetëm disa ditë pasi integristët caktuan Ekrem Bunjakun si koordinatorë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Çairit.

Neziri ka një biografi të gjatë politike dhe para se të konkurrojë për pozitën e të parit të Çairit, në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë.

Neziri konsiderohet si person i afërt me Kryetarin Ali Ahmeti por edhe me te dy krahët në BDI-në e Çairit.

Neziri gjithashtu ka qenë edhe shef i shtabit qendror zgjedhor dhe disa herë ka udhëhequr edhe zgjedhjet në Çair.

Ai në vitin 2020, gjithashtu ka qenë edhe kandidat për deputet nën logon e Bashkimit Demokratik për Integrim në zonën zgjedhore numër 3, rajonin e Velesit dhe Çashkës.