Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi. ka sqaruar se fustanet me të cilët u panë vajza dhe bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti në Kanë, i kanë huazuar nga dy kreatore kosovare.

Ajo thotë se fustanet do t’ua kthejnë kreatoreve posa të vijnë në Kosovë.

Nëse kërkon rreth fustanit të Leas, vajzës së Kurtit, del se çmimi i tij është 490 dollar.

Postimi i plotë:

“I quajtur “The Straëberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.

Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.

Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”.

Ndryshe, vizita e Kurtit në Kanë vjen pas vizitës zyrtare që kishte në Greqi.