Sipas një raporti të ri nga Max Weinbach, ‘Apple’ mund të lansojë AirPod 2 me shpejtësi të madhe mbushjeje, e cila do të bëjë që kufjet të karikohen në vetëm 15 minuta nga zero në 100%.
Apple mund të lasojë ‘AirPod’-in e gjeneratës së dytë në gjysmën e parë të vitit 2019, siç sugjerohet nga raportet e ndryshme të mediave.
Ka shumë informata rreth ‘AirPods 2’, me një të fundit që vjen nga XDA TV dhe Max Weinbach, i cili thotë se AirPod 2 do të marrë vetëm 15 minuta për të arritur karikimin e plotë nga zero.
Vlen të përmendet se ‘AirPod’-ët e tanishëm iu nevojitet pothuajse tre orë për t’u karikuar plotësisht.
Gjithashtu, karikimi i kufjeve të reja do të bëhet përmes ‘Wi-Fi’.
Një karakteristikë tjetër, e cila doli në pah muaj më parë është se këto kufje do jenë të papërshkueshme nga uji apo ndonjë lëng tjetër.
Comments are closed for this post.