Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se emërimi i Eroll Musliut për drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim është kompetencë e presidentit të shtetit.

“Presidenti din ndonjëherë të mos konsultojë për çështje të caktuara. Ato janë kompetencat e tij dhe është e drejtë e tij. Besoj se konsultimet do të vazhdojnë, për këtë dhe çështje të tjera. Presidenti i shtetit do të përgjigjet, unë nuk kam ambicie të përzihem në atë pjesë, e dini se jam i kujdesshëm. Ajo është kompetencë e tij, por besoj se transparenca dhe e drejta e komentimit për raste të caktuara nga të gjitha partitë politike është e mirëseardhur”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për vërejtjet e BDI-së për emërimin e Eroll Musliut për drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim.

Kryeministri Zaev paraljmëroi se sipas gjitha gjasave javën e ardhshme do të ketë takim të ri me liderin e BDI-së Ali Ahmeti në lidhje me ndryshimet e paralajmëruara në pushtetin ekzekutiv.

“Ndoshta javën e ardhshme do të vazhdojmë sepse pres informacion kthyes, gjithsesi edhe ai nga unë, dhe të gjithë partnerët e koalicionit vazhdojmë më tutje. Deri në fund të kësaj jave do të ndodhin punë të caktuara në vetë partitë politike, ndërsa javën e ardhshme tashmë besoj se do të dalin në pah edhe vendime të caktuara të cilat besoj se do të jemi të gatshëm që t’i sjellim”, tha Zaev pas mëngjesit të punës me biznesmenët në hotel “Hilton”.