Sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u mbajtë mbledhja e parë kordinative e donatorëve e organizuar nga ana e Zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Kordinatorit Nacional të ndihmës së huaj dhe Drejtorin e Agjensis për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve, Ylber Sela.

„Implementimi i Ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve është prioritet për vendin, për avansimin e mëtutjeshëm të demokracionit dhe respektimin e të drejtave themelore, ndërsa njëkohësisht vet Ligji në mënyrë të konsiderueshme përmirëson dhe zgjeron shfrytëzimin e gjuhës shqipe, me çka zgjidhet edhe një nga çështjet e fundit të hapura që kanë krijuar tensione ndëretnike, pas ndryshimeve kushtetuese nga viti 2001“, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. „Nëse duam që në mënyrë të duhur të zbatojmë Ligjin, duhet të ballafaqohemi me sfidat për implementimin e tij të plotë“, shtoi Osmani.

Në takim të pranishëm ishin një numër i madh i përfaqësuesve të bashkësisë së Donatorëve në vend, përfaqëues të Ambasadave, institucionet e finansuesve, OSBE-ja dhe të tjera., Në takim u prezentua plani i i Qeverisë për Implementimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve me qëllim vërtetimin e mundësive që të sigurohet mbështetje për zbatimin e tij me ndihmë të donatorëve, si dhe shkëmbimi i mundshëm i përvojave dhe transferimi i njohurive nga vendet të cilat kanë ndërtuar sisteme funksionale dygjuhësore.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u soll që në Mars të viti 2018, me çka edhe u themelua Agjensioni për mbikqyrje dhe kordinim të zbatimit të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve në janar të këtij viti, drejtor i të cilit është profesori Univerzitar dr. Ylber Sela, ndërsa në Shkurt të këtij viti u formua edhe grupi punues ndër-ministror për Zbatimin e Ligjit.​