Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski nënshkroi dekrete për shpalljen e 18 ligjeve, të cilat nuk ishin nënshkruar nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.
Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski, mes të nënshkruarve janë dekretet për shpallje të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Ligjit për ndihmë juridike pa pagesë, Ligjit për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik, Ligjit për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit për plotësim të ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, Ligjit për ndërprerje të shtatzanisë, të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për subvencionim të kredisë banesore.
“Implementimi i këtyre ligjeve sjellë shumë përfitime dhe zgjidhjet ligjore janë të interesit thelbësor për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën nga Kabineti i presidentit.
Me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi sigurohet parimi i barazisë dhe parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ligji i mbron personat me pengesa dhe i vendosë identitetin gjinor dhe orientimin seksual si bazë për mbrojtje nga diskriminimi.
Ligji për ndihmë juridike pa pagesë duhet ta avancojë të drejtën e personave fizik të qasjes drejt drejtësisë dhe mbrojtjes juridike gjyqësore, ndërsa me miratimin e tij bëhet harmonizmi me legjislaturen e Bashkimit Evropian.
Me ligjin për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik lehtësohet realizimi i të drejtës së personave fizik dhe juridik së qasjes së lir drejt informatave dhe reformohet sistemi për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik.
“Me plotësimin e ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mundësohet pranimi i personelit civil në shërbim në Armatë pa publikim në konkurs publik, nga radha e ushtarlve profesionistë, të cilëve shërbimi në Armatë u është ndërprerë për shkak të arritjes së moshës 45 vjeç. Ligji për Këshill gjyqësor është ligj reformues, tërësisht i harmonizuar me rekomandimet e Komisionit të Venecies, me GREKO dhe me vlerësimin e misionit të TAIEKS për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Me ligjin për ndërprerje të shtatzënisë hiqen procedurat dhe barrierat ekzistuese administrative për zbatimin e procedurës për ndërprerje të sigurt të shtatzënisë, sqarojnë nga kabineti i Pendarovskit.
Ndryshimet e Ligjit për subvencionim të kredisë banesore do t’u ndihmojnë të rinjve që në mënyrë më të shpejtë dhe më të thjeshtë ta zgjidhin çështjen banesore, Me uljen e shkallëve të normës së interesit për subvencionim të kredisë banesore, jepet mundësia për subvencionim më të volitshëm të kredisë banesore për blerje të banesës për të rinj deri dhe me 35 vjet të mbushura, si dhe subvencione për ndërtim dhe blerje të shtëpisë, si dhe për ndërtim dhe rindërtim.