Politikani i dikurshëm i shpresës Zoran Zaev , pas tre vitesh pushtet të dhuruar nga të tjerët, vazhdon që të rrëshqet në gabimet e shumta duke e konsideruar veten mbi të gjithë shkruan TetovaSot.Ai dëshiron të duket se është shteti, ai është kryeministri, ai është që vendos gjithcka.Të paktën veprimet e tij e tregojnë këtë .Por në matematikat zgjedhore rezultati i partisë së tij nuk ishte ai që fliste me optimizëm para zgjedhjeve.Nje rezultat i ngushtë i fitores ,tregoi se ai ka humbur shumë terren në politikë për arsyet që tashmë opinioni i di.
Në vijë të kësaj Zaev edhe tani vazhdon të anashkalojë të gjithë dhe bën të ” fortin” e negociatave sikur të gjithë duhet ti nënshtrohen atij.Ai dëshiron të duket se është ai që vendos për qeverinë, ai që mund të shkelë mbi vullnetin e të tjerëve kur tregon se cilin mund të merr dhe cilin jo në bashkëqeverisje , se është ai që cakton vija të kuqe dhe cfarë është më e keqja nga mospërfillja e tij pëson edhe vetë partneri i koalicionit që kishte në zgjedhje ,Lëvizja Besa e cila e shpëtoi nga humbja e sigurtë kundrejt VMRO-së përcjellë TetovaSot.
Zoran Zaev duke nisur negociatat mbrapshtë i nisi bisedimet me partinë më të vogël shqiptare ,PDSH-në .Por jo vetëm kaq.Në takimin që ai zhvilloi pasditen e së martës me kryetarin Menduh Thaçi ai e anashkaloi edhe njëherë partnerin shqiptar Besën dhe Bilall Kasamin si lider i saj.Në takim me Thacin Zaevi ishte por nuk ishte Bilall Kasami.Nuk dihet nëse negociatat për formimin e shumicës Parlamentare ose Qeverisë së re Zaev i bën si lider i partisë social demokrate apo si koalicioni ” Mundemi”.Anashkalimi në takime të tilla i kreut të Besës Bilall Kasami tregon të kundërtën dhe veprimin politik të Zaevit që flet si i moderuar ndërsa veprimet e tij tregojnë anën tjetër politike te tij.
Comments are closed for this post.