Zoran Zaev sot dëshmoi për rastin “Monstra”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në Liqenin e Smilkovcës.
“Bombat për këtë rast i ka dorëzova në PSP. Gjithçka që posedoja si video inçizimet dhe transkriptat, në fund të vitit 2015 i dorëzova deri tek PSP. Sipas evidentimit, kishte më shumë se një milionë bomba. Një pjesë i dëgjova dhe i shpërndava në opinion, por kjo është vetëm një pjesë e vogël”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gjyqtarit Ognen Stavrev.
Në pyetjen e prokurores Fatime Fetai, se kush e bënte selektimin, Zaev u përgjgij:
“Bisedimet, personalisht i rishikova. Për rastin konkret, shikova bisedimet në formën e transkriptave, ndërsa ishin të njohur me emër dhe mbiemër të akuzuarit e atëhershëm, për të cilën kishte edhe aktgjykim të 180 faqeve, të cilat i kisha unë. Selektimin askush nuk mund të bënte sepse nuk mund të dihet deri në fund se çka janë dëshmi dhe çka jo. Por kur do të shikoni bisedimet e Fejzi Azirit dhe personit tjerë një nga të akuzuarit”, tha Zaev.
Prokurorja e pyeti nëse ka pasur takim me familjarët e viktimave dhe për çka kanë biseduar?
“Kam pasur shumë takime me prindërit i të fëmijëve të vrarëve me kërkesë të tyre. Dëshirojnë të dinë më shumë informacione për atë që ka ndodhur, nëse në bombat ekzistojë këto informacione”, tha Zaev.
Comments are closed for this post.