Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ia ka dhënë mandatin kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re.

Pasi e mori mandatin nga presidenti, Zaev tha se do të udhëheq qeveri pa nacionalizëm.

“Pres që për 20 ditë, duke filluar nga sot, por mundet edhe më herët, të kemi qeveri efikase e cila do të ballafaqohet me sfidat nga pandemia”, tha Zaev.

Ai gjithashtu tha se janë të hapura të gjitha mundësitë në lidhje me negociatat, duke shtuar se vijat e kuqe për të gjithë duhet të jenë interesi i qytetarëve dhe shtetit.

Ndryshe, sipas afateve kushtetuese, Zaev brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 ditëve për formimin e qevrisë së re.