Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në tubimin qendror të LSDM-së në Shkup, ka folur për rezultatet ekonomike të qeverisë së tij dhe ka premtuar se në vitin 2020 rroga mesatare do të tejkaloj shifrat e 500 euro.
“Nuk ishte lehtë, por u bashkuam kundër regjimit. Kemi vendosur reforma dhe shtet ligjor. Ne jemi pjesë e NATO-s. Po ecim drejt BE-së, presim që Unioni të vlerësoj rezultatet e reformave dhe gjatë verës të marrim datë për fillimin e bisedimeve.
Kemi numër rekord të investimeve prej 624 milionë euro. Papunësia u ul në 19.4 për qind. Rrogën mesatare për një vit e kemi rritur për tetë për qind. Ju premtoj se në vitin 2020 rroga mesatare do të jetë mbi 500 euro”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.
Comments are closed for this post.