Hapja e kapitullit të 35 të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, do të bëjë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës brenda 2-3 viteve, ndryshe serbët nuk do të arrijnë cakun e tyre për integrim në BE.Kështu ka thënë kandidati i parë shqiptar për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, i cili në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përgjatë viteve.Reka për KosovaPress thotë se Beogradi zyrtar duhet të debllokojë rrugën e Republikës të Kosovës në anëtarësimin në OKB, ku më pas të dy vendet, të barabarta me njëra-tjetrën, do të mund të lidhnin një marrëveshje historike që do të çonte në njohjen në mes dy shteteve.

Reka thotë se Qeveria e Kosovës do të ishte dashur të dëgjonte këshillën e mikes së saj, Amerikës për të pezulluar taksën 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë.