Nga LSDM njoftojnë se lideri i kësaj partie Zoran Zaev është në konsulta të vazhdueshme me drejtuesit e partive politike që kanë deputetë në Kuvend.

“Siç njoftoi dje Zaev, nga sot bisedimet janë duke u zhvilluar, bazuar në parimet, me kryetarët e partive politike, grupet e punës, anëtarët e kryesisë së partisë, për një mandat të ri katër vjeçar të një shumice të qëndrueshme në Kuvend dhe formimin e një Qeverie të angazhuar, e cila do të ecë me shpejtësi në rrugën evropiane dhe në rrugën e ekonomisë dhe drejtësisë”, thonë nga LSDM.

Zaev, siç theksojnë nga partia, tashmë është takuar me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, kryetarin e ASH-së Ziadin Sela dhe kryetarin e Alternativës Afrim Gashin.

Nga atje nuk dhanë detaje në lidhje me rezultatin e takimeve të liderëve.

“Janë duke u zhvilluar konsultime të formateve të ndryshme, nëse ka ndonjë përparim në bisedime do të informojmë publikun”, shtojnë nga LSDM.