Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize në pjesën kufitare në veri dhe jug të vendit. Nga Qeveria njoftojnë se gjendja e krizës është shpallur si pasojë e fluksit të rritur të emigrantëve si dhe për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19. Gjendja e krizës do të zgjasë 30 ditë.

Shtabi Qendrorë pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza do të ketë mbledhje të rregullta dhe do të duhet të përpilojë plan të aksionit për parandalimin e hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.