Mundësi që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike ekziston dhe ai do të miratohet deri më 11 shkurt, vlerësoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll MIshell, me të cilin, siç tha, një nga temat e bisedës ishte Ligji për Prokurorinë Publike.

“Unë besoj se ekziston mundësia. Dje pashë një porosi të përfshirjes serioze të të gjithëve, disa dolën në konferencë për shtyp. Ja, grupi i pavarur parlamentar doli edhe me kumtesë me të cilën e kumtuan atë, ishin të pranishëm atje, erdhën edhe partitë politike shqiptare të cilët ishin pozitivë. Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja lëshoi për shkak të mospranisë së supozuar të prokurorit publik i cili nuk ka çka kërkon në takime politike partiake sipas meje. Ja në debat publik le ta ftojnë njeriun do të vie edhe cilido ekspert tjetër nëse bëjnë thirrje që të vijë. Kështu që, shpresoj se nuk bëhet fjalë për prolongim, blerje të kohës dhe ngjashëm nga VMRO-DPMNE-ja për shkak se nuk do ta lejojmë këtë. Pres që Qeveria siç kërkuan një pjesë e deputetëve ta lëshojë ligjin të hyjë në Kuvend edhe atë të martën kur do të ketë seancë ta miratojnë, ta lëshojnë në Kuvend dhe përfundimisht të deklarohemi në Kuvend, e pastaj ta shohim ka 80, nuk ka 80, dashtë Zoti të ketë koncensus – nuk ka ose ngjashëm”, deklaroi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai theksoi se nuk do të lejojnë prolongimin ose blerjen e kohës, dhe se do të votohet ligji deri më 11 shkurt. “Se a do të kemi shumicë prej dy të tretave ose nuk do të kemi do ta shohim në fund. Mendoj se kemi obligim ndaj shtetit. Kemi obligim ndaj shtetit që ta vendosim për deklarim. Deri atëherë të bëjmë gjithçka, dashtë Zoti të ketë 80 e më shumë do të isha më i lumturi nëse ka koncensus. Porosi e fuqishme është për zbatim. Por, punojmë dhe besoj se mundemi me sukses të arrijmë shumicën prej dy të tretave për këtë ligj. Kështu që, askush nuk mund të thotë asgjë, ne jemi vetëm me pritje pozitive. Sepse unë jam pozitiv, domethënë nëse dikush dëshiron të gjejë mangësi do të gjejë. Nuk ka nevojë, nuk ka më PSP, kjo ka përfunduar, nuk ka nevojë që të kërkohen dorëza në vetë ligjin sepse më nuk ka. Gjithçka që i pengon dikujt, ndërsa është në frymën e agjendës evropiane nuk e kemi problem që ta pranojmë, kështu që besoj se mund të arrihet zgjidhje”, theksoi Zaevi.

Potencoi se pranon që prokurorët publikë të kenë të drejtë të konkurrojnë si të gjithë dhe se nuk mund t’i garantohet askujt asgjë. Administrata, shtoi, është me të vërtetë e besueshme, ka përvojë të sajën praktike.

Në lidhje me informacionet e gazetës italiane për pjesëmarrje në parregullsitë zgjedhore në vitin 2014, Zaevi thotë se ky ishte një nga mjetet për sulm të opozitarit Zaev në atë kohë në vitin 2014, siç tha, nuk i pranojmë zgjedhjet.

“Nëse kishin çfarëdo lloj dëshmish besoni në vitin 2014 me të gjithë fuqinë e tyre VMRO-DPMNE-ja do ta dënonte Zaevin. Domethënë ata nuk kanë kurrfarë dëshmish, madje nuk hapën as aktakuzë për shkak se nuk kishte. Aty ku dëshironin që ta prezantonin para opinionit ja deri në fund me aktakuza dhe ryshfete, për të gjitha ato lëndë të tjera të cilat i udhëhiqnin kundër meje, siç ishin, gjithashtu, përgjimi dhe të ngjashme, këtu nuk kishin asgjë, ishte një famë të cilën e krijonin me qëllim që të njolloset lideri i atëhershëm i opozitës Zaev, ndërsa assesi nuk mundën që as të rrumbullakojnë asgjë që, ishte si rrëfim që të ngritin aktakuzë tjetër”, deklaroi Zaevi.