Zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) sot do të përpiqen të gjejnë kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në takimin e paralajmëruar të liderëve, pasi që javën e kaluar, takimi i fundit i grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës nuk dha fryt.
Takimi i liderëve do të mbahet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në orën 20:00, ndërsa do të mbahet në formatin një plus katër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fokusin e takimit mes Zaevit dhe Mickoskit do të jetë Ligji për Prokurorinë Publike, por Mickoski ka thënë se do ta hap edhe temën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nga OBRM-PDUKM për AIM kanë thënë se do të marrin pjesën në takimin e liderëve, dukoe shtuar se do ta hapin edhe temën e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare.
Comments are closed for this post.