Zaev: Administrata publike zvogëlohet, një pjesë e të punësuarve do të motivohen që të shkojnë në sektorin privat

Maqedoni 18.04.2019 / 14:21

“Administrata publike në vazhdimësi zvogëlohet, ndërsa në të ardhmen të punësuarit do të motivohen të pranojnë vende pune më mirë të paguara dhe më me perspektivë në sektorin privat”, këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në lidhje me njoftimet se po rritet numri i të punësuarve në sektorin publik.

Zaev thotë se numri i administratës publike nuk rritet dhe për momentin të punësuar janë 149.000 qytetarë.

“Kur u bëra kryeministër numri ishte 165.000, ndërsa për momentin është diku në mes 148.000 apo 149.000”, tha Zaev duke shtuar se po mbushen vendet e nevojshme.

Ai thotë se në të ardhmen do të përpunojnë plane për motivimin e qytetarëve nga sektori publik me vullnet të tyre dhe me bindje të pranojnë vende të punës nga sektori privat.

Zaev tha se askush nuk do ta humbasë vendin e punës dhe se shumë vende kanë arritur ta bëjnë një të tillë.


Comments are closed for this post.

Të fundit