Qershorin e kaluar, Italia e Roberto Mancini-t ka qenë shumë e fortë për Zvicrën, që më pas ka arritur çerekfinalet në Euro 2020.

Pothuasje gjashtë muaj nga ndeshja e fazës me grupe në Europian, dy skuad rat do të përballen në kualifikueset për Katar 2022.

Xherdan Shaqiri, kapiteni i zviceranëve, ka folur në prag të sfidës së të premtes kundër Axurrëve:

“Kam një ndjesi ndryshe, pozitive, në krahasim me ndeshjen e Europianit.

Shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes dhe duam të rikuperojmë krenarinë në krahasim me ndeshjen e qershorit”, ka thënë Shaqiri.

“Objektivi do të jetë të mundim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne.

Nuk do të mbyllemi në mbrojtje, por do të kërkojmë të vëmë në vështirësi kundërshtarin me një taktikë të menduar mirë”.