Nga Shoqata qytetare “Sovest” thonë se kanë marrë premtim nga Zoran Zaevi për ndërprerjen dhe monitorimin e të gjitha punimeve në xhaminë “Ali Pasha” në Ohër.
Tome Xhamtoski nga “Sovest” thotë se Zaev iu ka premtuar se do të kërkojë nga Ministria për Transport dhe Lidhje dhe Inspektorati Shtetëror për Ndërtim që të procedojnë menjëherë sipas të gjitha dokumenteve që i ka sjell Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe të ndalohen aktivitetet.
“Kryeministri na premtoi se do të bëjë atë që ne kërkojmë. Ai neve na tha se nëse është e nevojshme, xhamia Ali Pasha do të ruhet nga policia, me qëllim që të ndërpriten të gjitha punimet rreth saj”, tha Xhamtoski.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Ohrit, Kostadin Georgievski, pas takimit tha se do të procedojë në përputhje me ligjet, por në fushën e zgjidhjes së problemeve.
Prokuroria Themelore Publike ka hapur lëndë për aktivitetet ndërtimore në xhaminë Ali Pasha, ndërsa prokuroria ka konstatuar se personi juridik nuk ka pasur leje nga Ministria për Transport dhe Lidhje. Gjykata me kërkesë të prokurorisë ka marrë vendim për ndalimin aktiviteteve punuese.
Comments are closed for this post.