Xhamitë i bënë përgatitjet e fundit për faljen e Fitër Bajramit. Në hyrje të xhamive të cilët i vizituam kishte të vendosura mjete për dezinfektim. Brenda objekteve ishin shënuar edhe vendet për distancën që besimtarët duhet ta mbajnë gjatë faljes së namazit të Bajramit.

Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi në mesazhin e drejtuar besimtarëve për Fitër Bajramin apeloi që qytetarët të kenë kujdes deri në largimin e masave që ka imponuar pandemia.

Ju lutem tregoni kujdes për shëndetin e juaj deri në eliminimin e tërësishëm të masave që po imponon pandemia fatkeqe e cila ka përfshirë tërë globin sepse mbrojtja e shëndetit është një obligim I rëndësishëm fetar islame. Të dashur besimtar edhe një herë në fund urime të përzemërta festa e Fitër Bajramit, e gëzofshi me të gjithë anëtarët e familjeve tuaja, me miq shok dhe dashamir”-tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Falja e namazit të Fitër Bajramit fillon në ora 05:46 minuta dhe do të zgjasë 15 minuta. Në kuadër të masave kundër koronavirusit, BFI-ja anuloi manifestimin qendror tradicional të faljes