Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet lokale më 6 gusht, të cilat do të mbahen në përputhje me afatin ligjor më 17 tetor të këtij viti. Xhaferi tha se mandati I kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve mund të jetë më i shkurt por jo edhe të zgjatet. Ai sqaroi se fakti që 46 komuna përfshirë dhe qytetin e Shkupit kanë fituar në rrethinë e dytë, nënkupton se deri më 18 tetor ata i plotësojnë kërkesat për një mandat katërvjeçar.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT

“Duke pasur parasysh që zgjedhjet janë të rregullta nga shpallja deri në ditën e votimit, duhet të sigurohet një minimum prej 70 ditëve, dhe një maksimum prej 90 ditëve, dhe në atë periudhë KSHZ -ja duhet të përmbushë detyrimet e saj, të cilat duhet të bëjnë Librin e afateve për kryerjen e aktiviteteve zgjedhore. Duke e bërë këtë matematikë 6 gushti është afati kur do të shpallen zgjedhjet lokale dhe nga ai moment fillojnë afatet e zgjedhjeve për palët e interesuara”.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryetari Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët, nuk deshi të precizojë nëse ato do të miratohen para pushimit vjetor të deputetëve, i cili fillon më 1 gusht. Theksoi se Komisioni amë për sistem politik duhet t’i përfundojë amendamentet. Një pjesë e madhe e amendamenteve të parashtruara, të cilat janë rreth 700, janë formalisht në rregull. Ai theksoi se po bëhen të gjitha analizat për detyrimet e papërfunduara që duhet të përfundohen, për të cilat do të ketë koordinim. Nëse është e nevojshme, është e mundur që Kuvendi të punojë edhe nesër. Seancat do të vazhdojnë pas pushimit, kur do të punojnë rreth seancave të mbetura të papërfunduara. Seanca e re do të caktohet më 13 ose 14 shtator.