Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka falënderuar Gjermaninë për takimet e së mërkurës, përmes një foto ku shihet krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Këtë foto, Vuçiq e ka postuar në llogarinë e tij në Tëitter. Në krahun e tij të djathtë është Kurti, e pas Kurtit shihet emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në foto janë edhe dy zyrtarë gjermanë.

“Faleminderit organizatorëve gjermanë për organizimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, ka shkruar Vuçiqi.

Kurtid he Vuçiq kanë zhvilluar takime ndaras me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.