Një çift i kosovar është gjetur i vdekur në ndërtesën ku jetonte në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës.

Mediat franceze kanë raportuar se ata janë vrarë me thikë. Trupat e pajetë të tyre i kanë gjetur fëmijët.

Policia dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje prej mëngjesit atje, deri tani akoma nuk janë të qarta rrethanat për rastin.

Por, këta dy prindër i kishin shtatë fëmijë të moshave nga pesë deri në 21-vjeç, dhe ishin duke qëndruar në Francë që nga viti 2018, transmeton Klankosova.tv.