Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kontrata për prokurimin e sistemit raketor të mbrojtjes kineze është nënshkruar në vitin 2019 dhe se ato armë nuk janë në listën e sanksioneve amerikane.
“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje në vitin 2019 për blerjen e armëve nga Kina. Partnerët tanë perëndimorë janë informuar për këtë. Si person përgjegjës, shikova listën e sanksioneve amerikane dhe ky mjet nuk ishte në të. Ne u kujdesëm për gjithçka si dhe për të blerë diçka që është shumë efektive”, ka thënë ai.
Kreu i shtetit serb tha në TV Pink se më 30 prill qytetarët në Batajnicë do të mund të shohin për herë të parë sistemin kinez FK-3 por gjithashtu theksoi se Serbia së shpejti do të ndryshojë aktet e saj strategjike në lidhje me mbrojtjen e vendit.
Sipas tij qëllimi është për të forcuar më tej ushtrinë dhe siç u shpreh ai “për ta ruajtur qiellin tonë”.
Vuçiq ftoi të gjithë qytetarët që të shkojnë në Batajnicë dhe të shohin se çfarë ofron Serbia.
Comments are closed for this post.