Një vrasje ka ndodhur këtë pasdite në një fshat të Mirditës në rrethana ende të paqarta.

Policia ka njoftuar se një 34 vjeçar është vrarë me armë zjarri, por ende pa dhënë asnjë detaj sesi ka ndodhur ekzekutimi.

Ndërkohë është mësuar identiteti i viktimës, i quajtur Eri Zefi, banues në Kurbin. Trupi i tij është gjetur në një kanal.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.