Shtatëdhjetë e pesë vjeçari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të familjes në fshatin Crvevci, Kërçovë. Nga Prokuroria thonë se personi jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa nga autopsia, doli që ai ishte mbytur.

“Për shkak të dyshimit për shkaqet e vdekjes që ka ndodhur tek një person, prokurori publik urdhëroi për sigurimin e gjurmëve në vend dhe bërjen e autopsisë në trupin e të ndjerit.

Nga autopsia doli se i vdekuri ishte i mbytur. Për pastrimin e plotë të ngjarjes së drejtësisë penale, sot, pas një urdhri të lëshuar nga prokuroria, përsëri u bë inspektimi në vend për të mbledhur gjurmë dhe prova nga vendi ku është kryer krimi”, thonë nga Prokuroria.

Nga MPB konfirmojnë se i ndjeri ka pasur shenja të dukshme dhune në trup dhe thonë se kanë marrë masa për zbardhjen e rastit.