Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë ditës së djeshme në hyrje të fshatit Shllupçan një motoçikletë ATV është aksidentuar duke dalë nga trajektorja e rrugës, si pasojë është lënduar 37-vjeçari nga Kumanova.

“Më 27 korrik 2019 rreth orës 15:30 në rrugën rajonale Kumanovë- fshati Bellanoc, në hyrje të Sllupçanit, katërcikli “Sestek” me targa të Zvicrës, që po drejtohej nga O.J.(37) nga fshati Llojan ka dalë nga karrexha. Personi O.J. ka marrë lëndime të rënda trupore,ndërsa është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Ekipi nga policia e Kumanovës ka kryer inspektim”-thonë nga MPB.