Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi ka shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Duke votuar kontribojmë për një të nesërme më të mirë për ne, për familjen tonë, për komunën, shtetin, rajonin, botën.
Sot e shfrytëzova të drejtën time qytetare dhe ju urova të gjithë qytetarëve për realizimin e suksesshëm të procesit zgjedhor” ka shkruar Xhaferi përmes Facebook.