Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për “sulme masive” të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
“Ne e dimë se shteti terrorist po përqendron forcat dhe mjetet për një përsëritje të mundshme të sulmeve masive në infrastrukturën tonë. Para së gjithash, energjinë.
Në veçanti, për këtë, Rusia ka nevojë për raketa iraniane. Ne po përgatitemi të përgjigjemi,” tha Zelensky.
Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se Ukraina nuk do të tërhiqej pavarësisht sulmeve ruse në infrastrukturën e saj energjetike, duke shtuar se kjo do të bëhej duke përdorur mbrojtjen ajrore.
Sulmet ruse gjatë muajit të kaluar kanë shkatërruar rreth një të tretën e termocentraleve të Ukrainës dhe qeveria u ka kërkuar ukrainasve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.
Sergei Kovalenko, CEO i Yasno, një furnizues kryesor i energjisë për kryeqytetin, tha se Ukraina u përball me një deficit prej 32% në furnizimin e parashikuar me energji të hënën.
Comments are closed for this post.