Zgjedhje do të mbahen kur nuk do të ketë rrezik për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Zgjedhjet e shpejta nuk do ta shpëtojnë Zoran Zaevin.
Zoran Zaev tashmë është parë nga qytetarët.
Të gjitha maskat e Zoran Zaevit ranë. Nga bombat opinioni dëgjoi dhe si nën kontroll të tërësishëm të Zaevit dhe shërbimit të tij është vendosur PSP-ja e shantazhuar. Në një incizim ai paralajmëron se çka do të bëjë PSP më tutje dhe si do të ballafaqohet me kundërshtatër e tij politik.
Dëgjuam edhe si Zaev ka tregtuar me materialet ilegale të përgjuara duke i shqyrtuar sipas njerëzve që të shantazhojë politikanë.
Opinioni i Maqedonisë mori konfirmim se organizatat qytetare, dhe ato të financuara nga SOROS, si parlamenti qytetar, parlamenti studentor janë nën kontroll të Zoran Zaevit.
Në zgjedhjet qytetarët do ta dënojnë Zoran Zaevin dhe do ta dërgojnë atje ku e ka vendin. Vjen koha e së vërtetës. Pushteti do ta dënojë Zoran Zaevin dhe kriminelët e tij.
Me respekt,
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së
Comments are closed for this post.