Pushteti, shteti me skandalet e fundit e fut shtetin në krizë akoma më të mëdha dhe e largon nga e ardhmja evropiane. Zgjedhje më 12 prill, e pastaj përgjegjësi për krimin, korrupsionin, turpin dhe nënçmimin. VMRO-DPMNE do ta përcjellë zhvillimin e situatës dhe do të reagojë në mbrojtjen e demokracisë, interesave të qytetarëve dhe shtetit.
Ky është konkluzioni nga seanca e mbrëmshme e KE-së të VMRO-DPMNE, në të cilën debatoi për gjendjen aktuale shoqërore politike dhe përgatitjen e partisë rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e të cilën e komunikoi partia përmes një kumtese me shkrim këtë mëngjes.
Në komunikatë theksohet se interes i qytetarëve është shteti juridik, respektimi i ligjeve, kushtetuta dhe parandalimi i këtij agresioni politik në pushtet, përmes miratimit të ligjeve, si ai për marihuanë, të cilat kanë qëllim të vetëm, pasurimin e familjes Zaevi. .
Comments are closed for this post.