Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra”. Në seancën e fundit për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, në prill të vitit 2012, dëshmoi ish kryeministri Zoran Zaev.

Zaev para gjykatës tha se disa herë është takuar me të afërm të djemve të vrarë, të cilët kanë dashur të marrin më shumë informacione nga bombat.

Në njërën prej takimeve, disa prej prindërve kanë shprehur dyshim se sistemi gjyqësor fsheh prej tyre informacione dhe dëshmi. Ai ua ka prezantuar audiomaterialet që ia kanë kërkuar pa u dhënë kopje. Dëshmi lidhur me “bombat” ka pasur edhe informatori Xvonko Kostovski.

Aktakuzën për këtë lëndë e përfaqësojnë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski, ndërsa gjykimin e udhëheqin gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani.