VMRO-DPMNE kërkon nga LSDM të tregojë se cilat parti janë pjesë e asaj shumice të cilën socialdemokratët thonë se tashmë e kanë arritur.

“Në vend të kumtesave të bezdisshme dhe sterile për vetë-inkurajim pasi LSDM-ja për të tretën ditë pohon se ka shumicë, publikisht u bëj thirrje të tregojnë se cilat janë partitë nga shumica e re, cili është çmimi për një koalicion të tillë, kush do të jetë shembull, në të kundërtën do të dëshmohet se gënjen dhe manipulon” shkruhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.