Për nevojat politike të Zaevit, Filipçe e shpërfill numrin e lartë të të vdekurve dhe infektuarve, ndërsa para një muaji për bilancin e njëjtë e mbylli Maqedoninë katër ditë.

Koronavirusi në Maqedoni ende po merr jetë ndërsa ministri Filipçe dhe qeveria sillen në mënyrë të papërgjegjshme.

Nuk ka strategji për krizën në të cilën ka rënë i gjithë vendi. Sikur të kishte për numrat që dalin çdo ditë për raste të reja dhe vdekje, ministri i Shëndetësisë dhe qeveria nuk do të kishin luftuar për të shpëtuar karrierën e Zoran Zaevit, me zgjedhje të shpejta, por do të rishqyrtonin në mënyrë të arsyeshme vendimet që ata marrin në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Maqedonia në 19 ditët e fundit ka 456 të infektuar të ri dhe 28 raste të vdekjes. Sipas numrit të të vdekurve 122 persona, ne jemi vendi me vdekshmëri dhe infektim rekord të të infektuarve në rajon.

Autoritetet vazhdojnë ta shkatërrojnë ardhmërinë dhe shëndetin e njerëzve e sjell në rrezik

Jeta në Maqedoni do të kthehet kur kjo qeveri e paaftë të largohet. VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM-ja. Me LSDM-në dhe Zaevin, fituam një regjim hibrid, të paaftë, kriminel dhe varfëri.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së