VMRO-DPMNE ka ftuar presidentin Stevo Pendarovski të mos e nënshkruajë edhe Ligjin për Këshillin e prokurorëve publik pasi gjatë miratimit të tij nuk është respektuar parimi i Badenterit, ose për të nuk kanë votuar pjesëtarët e bashkësive më të vogla etnike.

Ilija Dimovski në pres konferencë në Kuvend pas shpërndarjes ka thënë se ligji duhej të miratohet me shumicë absolute të Badenterit, por edhe pse kryeparlamentari Xhaferi paralajmëroi se duhet të votohet me Badenter, ajo nuk është realizuar.

“Edhe vetë Xhaferi paralajmëroi se ligji votohet me shumicë absolute të Badenterit, por ai nuk e vendosi të votohet me Badenter me çka ky ligj nuk është miratuar. Prej këtu dërgojmë porosi se nënshkrimi i ligjit për të cilin nuk është siguruar shumicë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Apelojmë deri te Pendarovski të refuzojë ta firmos. Në të kundërtën gjithçka tjetër do të thotë shkelje e Kushtetutë dhe ligjeve”, ka thënë Dimovski.

Ka shpjeguar se këtë parregullsi e kanë vërejt që në vijimin e seancës, por kanë pritur Kuvendi të shpërndahet dhe atë t’ia kumtojnë publikut.

“Shikoni incizimet. Tanimë Kuvendi është shpërndarë dhe nuk mund të kthehet. Ky ligj nuk është miratuar. Edhe tjetri nuk është miratuar. Kuptohet njëri ligj pa tjetrin nuk mund të implementohen”, ka thënë Dimovski.