Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, në seancën e djeshme njëzëri ka sjellë vendim që për shef të Shtabit Zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill të vitit 2020, të emërohet Igor Janushev.

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja, Janushevi deri në seancën e ardhshme duhet të dorëzojë raport për përbërjen e shtabit zgjedhor.