Reagim të kumtesës së LSDM-së

Kanë kaluar më shumë se tre vjet si LSDM-ja është në pushtet, ndërsa nuk ka asnjë reformë dhe masë të zbatuar nga ana e tyre.

Jo vetëm që kjo Qeveri nuk punon për të mirën e qytetarëve, por pa kurrfarë turpi lavdërohet se kujdeset për punonjësit e falimentuar.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dinë mirë se punonjësit e falimentuar janë paraqitur si rezultat e qeverive paraprake të LSDM-së. Tani me ndryshimet e Ligjit për të falimentuarit, LSDM-ja tenton në një mënyrë të amnistohet nga politikat e tyre paraprake katastrofale.

Kompensimi të cilin punonjësit e falimentuar të cilin LSDM-ja ua premton është i mjerueshëm dhe nuk mund të sigurohet ekzistencë themelore për jetë.

Vjen dita kur këto politika të LSDM-së do të përfundojnë, ndërsa kjo Qeveri e Zoran Zaevit d të mbahet mend si Qeveri e paaftë në historinë e Republikës së Maqedonisë.

Pas 12 prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë, që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja dhe do të angazhohet të mundësojë masa reale për të mirën e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Qendra për Komunikime të VMRO-DPMNE-së