VMRO-DPMNE përmes një komunikate thotë se drejtori i Doganave të Maqedonisë, Stefan Bogoev ka mbajtur konferenca të jashtëzakonshme për shtyp duke treguar konfiskimin e letrave me vlerë që ishin 92 milionë euro, kurse sot, siç thonë nga kjo parti, pas vetëm tre ditëve, mediat publikuan se këto letra nuk kanë vlerë për shkak se kanë afat të skaduar dhe pronari është i ndjerë.
“Në fakt mediat zbuluan se letrat me vlerë me të cilat Bogoev bënte PR kanë vlerë sa ta letrat e banjos. Letrat me vlerë si aksionet, obligacionet, kartëmonedhat janë të dematerializuara, pra janë në formë elektronike”, thonë nga nga VMRO-DPMNE.
Comments are closed for this post.