Partia më e madhe opozitare maqedonase, përmes një komunikate për media, kanë kumtuar se hetimi për rastin “Reket” është vetëm një farsë, e cila për qëllim ka të tërheqë vëmendjen e opinionit nga Zoran Zaev dhe kryesisë së Qeverisë, pa të cilët, siç thonë nga VMRO, reketimi nuk do të ishte i mundur. Siç kumtojnë nga VMRO, rasti është denoncuar që në muajin prill, e për të mbrojtur Janevën dhe Zaevin, qeveria ka vendosur të ijojë Boki 13 dhe Zoran Kiçeec. “Janevës qëllimisht i’u dha 1 muaj kohë pasi u arrestuan Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, që e njejta të ketë kohë të mjaftueshme të zbulojë dëshmi dhe të ndikojë mbi dëshmitarë dhe hetim, me qëllim për t’i zhdukur shenjat që çojnë tek ajo dhe koka e oktapodit Zoran Zaev.

Pas një muaji pasi Janeva është në paraburgim, hetimi po ngecë. Të arrestuar të tjerë nuk ka. Ka vetëm paralajmërime nga qeveria për formimin e një ekipi dhe gjoja aksion të DAP për vonesën prej tre muajve”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga VMRO pyesin se çfarë është ajo që Ruskoska dhe Zaev nuk duan që qytetarët ta dinë. Ata pyesin se vallë bëhet fjalë për paratë e reketuara dhe ku janë harxhuar. Nga VMRO dyshojnë se paratë kanë përfunduar në “Ilindenska” dhe me to është nansuar fushata e Stevo Pendarovskit.