VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media kanë hedhur akuza mbi kryeministrin Zoran Zaev dhe Qeverinë e tij, për të cilët thonë se është e inkriminuar dhe në panikë, njofton Zhurnal.

Siç thonë nga kjo parti, banda kriminale në krye me Zaev, është nisur me tren në një drejtim pa kthim.

Nga VMRO konsiderojnë se LSDM-së po i numërohen ditët në Qeveri dhe të gjithë do të përgjigjen për veprimet e tyre kriminale.

“Qeveria është krejtësisht e inkriminuar dhe në panikë. Banda kriminale në krye me Zaevin e aboluar ka hypur në tren me biletë jo-kthyese, drejtim që nuk ka kthim. Muajt në Ilindenska p.n po i’u numërohen, u janë zbuluar krimet dhe e dinë se të gjithë do të përgjigjen për veprimet e tyre. Paralajmërimet për padi ndaj gazetarëve, sulmet e koordinuara mbi lirinë e mediave janë vetëm një tregues se fundi i tyre është shumë afër”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO thonë se Prokuroria në vend që të përndjekë krimin, ajo po e bën të kundërtën, po e mbronë, po u kërcënohen gazetarëve, u kërcënohen të gjithë atyre që luftojnë të zbulohen e vërteta për rastin “Zhvatja”.

“Ruskoska dhe Joveski kërkojnë mënyrë që për herë të katërt me radhë të amnestojnë Zoran Zaevin, këtë herë për pjesmarje në shoqata kriminale, për faktin që pikërisht ai është në krye të bandës kriminale reketuese. Qytetarët e dinë sa peshon fjala e Zaev, ata e dinë që çdo herë kur të vendosë dorën në zemër, ai gënjen. Dëshmia e dëshmitarit për rastin “Zhvatja” që e publikuan mediat është dëshmi se ai ka ditur për zhvatjen dhe madje ka qëndruar para rrugës së drejtësisë”, thonë nga VMRO.

Nga VMRO paralajmërojnë Zaevin se ditët e tij në “Ilindenska” janë të numëruara, dhe së shpejti do i vie fundi.